Deklarata
e Pavarësisë së
Kosovës
Të
mbledhur në mbledhje
të jashtëzakonshme
më 17 shkurt 2008, në
kryeqytetin e Kosovës,
në Prishtinë,
Duke
iu përgjigjur thirrjes
së popullit për
të ndërtuar një
shoqëri që respekton
dinjitetin njerëzor dhe
afirmon krenarinë dhe
synimet e qytetarëve
të saj,
Të
zotuar për tu përballur
më trashëgiminë
e dhembshme të së
kaluarës së afërt
në frymë të
pajtimit dhe faljes,
Të
përkushtuar ndaj mbrojtjes,
promovimit dhe respektimit
të diversitetit të
popullit tonë,
Duke
riafirmuar dëshirën
tonë për tu
integruar plotësisht
në familjen euroatlantike
të demokracive,
Duke
vërejtur se Kosova është
një rast special që
del nga shpërbërja
jokonsensuale e Jugosllavisë
dhe nuk është presedan
për cilëndo situatë
tjetër,
Duke
rikujtuar vitet e konfliktit
dhe dhunës në Kosovë
që shqetësuan ndërgjegjen
e të gjithë popujve
të civilizuar,
Mirënjohës
që bota intervenoi më
1999 duke hequr në këtë
mënyrë qeverisjen
e Beogradit mbi Kosovën,
dhe vendosur Kosovën
nën administrimin e përkohshëm
të Kombeve të Bashkuara,
Krenarë
që Kosova që atëherë
ka zhvilluar institucione
funksionale, multietnike të
demokracisë që shprehin
lirisht vullnetin e qytetarëve
tanë,
Duke
rikujtuar vitet e negociatave
të sponsorizuara ndërkombëtarisht
ndërmjet Beogradit dhe
Prishtinës mbi çështjen
e statusit tonë të
ardhshëm politik,
Duke
shprehur keqardhje që
nuk u arrit asnjë rezultat
i pranueshëm për
të dyja palët përkundër
angazhimit të mirëfilltë
të udhëheqësve
tanë,
Duke
konfirmuar se rekomandimet
e të Dërguarit Special
të Kombeve të Bashkuara,
Martti Ahtisaari, i ofrojnë
Kosovës një kornizë
gjithëpërfshirëse
për zhvillimin e saj
të ardhshëm, dhe
janë në vijë
me standardet më të
larta europiane për të
drejtat të njeriut dhe
qeverisjen e mirë,
Të
vendosur që ta shohim
statusin tonë të
zgjidhur në mënyrë
që ti jipet popullit
tonë qartësi mbi
të ardhmen e vet, të
shkohet përtej konflikteve
të së kaluarës
dhe të realizohet potenciali
i plotë demokratik i
shoqërisë sonë,
Duke
nderuar të gjithë
burrat dhe gratë që
bënë sakrifica të
mëdha për të
ndërtuar një të
ardhme më të mirë
për Kosovën,
1.
Ne, udhëheqësit
e popullit tonë, të
zgjedhur në mënyrë
demokratike, nëpërmjet
kësaj Deklarate shpallim
Kosovën shtet të
pavarur dhe sovran. Kjo shpallje
pasqyron vullnetin e popullit
tonë dhe është
në pajtueshmëri
të plotë me rekomandimet
e të Dërguarit Special
të Kombeve të Bashkuara,
Martti Ahtisaari, dhe Propozimin
e tij Gjithëpërfshirës
për Zgjidhjen e Statusit
të Kosovës.
2.
Ne shpallim Kosovën një
republikë demokratike,
laike dhe multietnike, të
udhëhequr nga parimet
e jodiskriminimit dhe mbrojtes
së barabartë sipas
ligjit. Ne do të mbrojmë
dhe promovojmë të
drejtat e të gjitha komuniteteve
në Kosovë dhe krijojmë
kushtet e nevojshme për
pjesëmarrjen e tyre efektive
në proceset politike
dhe vendimmarrëse.
3.
Ne pranojmë plotësisht
obligimet për Kosovën
të përmbajtura në
Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim
kornizën që ai propozon
për të udhëhequr
Kosovën në vitet
në vijim. Ne do të
zbatojmë plotësisht
ato obligime, përfshirë
miratimin prioritar të
legjislacionit të përfshirë
në Aneksin XII të
tij, veçanërisht
atë që mbron dhe
promovon të drejtat e
komuniteteve dhe pjesëtarëve
të tyre.
4.
Ne do të miratojmë
sa më shpejt që
të jetë e mundshme
një kushtetutë që
mishëron zotimin tonë
për të respektuar
të drejtat e njeriut
dhe liritë themelore
të të gjithë
qytetarëve tanë,
posaçërisht ashtu
siç definohen me Konventën
Europiane për të
Drejtat e Njeriut. Kushtetuta
do të inkorporojë
të gjitha parimet relevante
të Planit të Ahtisaarit
dhe do të miratohet nëpërmjet
një procesi demokratik
dhe të kujdesshëm.
5.
Ne mirëpresim mbështetjen
e vazhdueshme të bashkësisë
ndërkombëtare për
zhvillimin tonë demokratik
nëpërmjet të
pranive ndërkombëtare
të themeluara në
Kosovë në bazë
të Rezolutës 1244
të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve
të Bashkuara (1999).
Ne ftojmë dhe mirëpresim
një prani ndërkombëtare
civile për të mbikëqyrur
zbatimin e Planit të
Ahtisaarit dhe një mision
të sundimit të ligjit
të udhëhequr nga
Bashkimi Europian. Ne, po
ashtu, ftojmë dhe mirëpresim
NATO-n që të mbajë
rolin udhëheqës
në praninë ndërkombëtare
ushtarake dhe të zbatojë
përgjegjësitë
që i janë dhënë
sipas Rezolutës 1244
të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve
të Bashkuara (1999) dhe
Planit të Ahtisaarit,
deri në atë kohë
kur institucionet e Kosovës
do të jenë në
gjendje të marrin këto
përgjegjësi. Ne
do të bashkëpunojmë
plotësisht më këto
prani në Kosovë
për të siguruar
paqen, prosperitetin dhe stabilitetin
në të ardhmen në
Kosovë.
6.
Për arsye të kulturës,
gjeografisë dhe historisë,
ne besojmë se e ardhmja
jonë është
në familjen europiane.
Për këtë arsye,
ne shpallim synimin tonë
për të marrë
të gjitha hapat e nevojshëm
për të siguruar
anëtarësim të
plotë në Bashkimin
Europian sapo që të
jetë e mundshme dhe për
të zbatuar reformat e
kërkuara për integrim
europian dhe euroatlantik.
7.
Ne i shprehim mirënjohje
Organizatës së Kombeve
të Bashkuara për
punën që ka bërë
për të na ndihmuar
në rimëkëmbjen
dhe rindërtimin pas lufte
dhe ndërtimin e institucioneve
të demokracisë.
Ne jemi të përkushtuar
të punojmë në
mënyrë konstruktive
me Organizatën e Kombeve
të Bashkuara gjersa ajo
vazhdon punën e saj në
periudhën në vijim.
8.
Me pavarësinë vie
detyra e anëtarësisë
së përgjegjshme
në bashkësinë
ndërkombëtare. Ne
e pranojmë plotësisht
këtë detyrë
dhe do ti përmbahemi
parimeve të Kartës
së Kombeve të Bashkuara,
Aktin Final të Helsinkit,
akteve tjera të Organizatës
për Siguri dhe Bashkëpunim
në Europë, obligimeve
ligjore ndërkombëtare
dhe parimeve të marrëdhënieve
të mira ndërkombëtare
që shënojnë
marrëdhëniet ndërmjet
shteteve. Kosova do të
ketë kufijtë e saj
ndërkombëtarë
ashtu siç janë
paraparë në Aneksin
VIII të Planit të
Ahtisaarit, dhe do të
respektojë plotësisht
sovranitetin dhe integritetin
territorial të të
gjithë fqinjve tanë.
Kosova, po ashtu, do të
përmbahet nga kërcënimi
apo përdorimi i forcës
në cilëndo mënyrë
që është jokonsistente
me qëllimet e Kombeve
të Bashkuara.
9.
Ne, nëpërmjet kësaj
Deklarate, marrim obligimet
ndërkombëtare të
Kosovës, përfshirë
ato të arritura në
emrin tonë nga Misioni
i Administratës së
Përkohshme të Kombeve
të Bashkuara në
Kosovë (UNMIK), si dhe
obligimet e traktateve dhe
obligimet tjera të ish-Republikës
Socialiste Federative të
Jugosllavisë ndaj të
cilave obligohemi si ish-pjesë
konstituive, përfshirë
konventat e Vjenës për
marrëdhëniet diplomatike
dhe konsullore. Ne do të
bashkëpunojmë plotësisht
me Tribunalin Penal Ndërkombëtar
për ish-Jugosllavinë.
Ne synojmë të kërkojmë
anëtarësim në
organizatat ndërkombëtare,
në të cilat Kosova
do të synojë të
kontribuojë për
qëllime të paqes
dhe stabilitetit ndërkombëtar.
10.
Kosova shpall zotimin e saj
ndaj paqes dhe stabilitetit
në rajonin tonë
të Europës Juglindore.
Pavarësia jonë e
sjell në fund procesin
e shpërbërjes së
dhunshme të Jugosllavisë.
Gjersa ky proces ka qenë
i dhembshëm, ne do të
punojmë pa pushim për
ti kontribuar një
pajtimi që do të
lejonte Europën Juglindore
të shkojë përtej
konflikteve të së
kaluarës dhe të
farkojë lidhje të
reja rajonale të bashkëpunimit.
Për këtë arsye,
do të punojmë së
bashku me fqinjtë tanë
për të avansuar
të ardhmen tonë
të përbashkët
europiane.
11.
Ne shprehim, në veçanti,
dëshirën tonë
për të vendosur
marrëdhënie të
mira me të gjithë
fqinjtë tanë, përfshirë
Republikën e Serbisë,
me të cilën kemi
marrëdhënie historike,
tregtare dhe shoqërore,
të cilat synojmë
ti zhvillojmë më
tej në të ardhmen
e afërt. Ne do të
vazhdojmë përpjekjet
tona për ti kontribuar
marrëdhënieve të
fqinjësisë dhe bashkëpunimit
me Republikën e Serbisë
duke promovuar pajtimin ndërmjet
popujve tanë.
12.
Ne, nëpërmjet kësaj,
afirmojmë në mënyrë
të qartë, specifike
dhe të parevokueshme
se Kosova do të jetë
ligjërisht e obliguar
të plotësojë
dispozitatat e përmbajtura
në këtë Deklaratë,
përshirë këtu
veçanërisht obligimet
e saj nga Plani i Ahtisaarit.
Në të gjitha këto
çështje, ne do
të veprojmë në
pajtueshmëri në
parimet e së drejtës
ndërkombëtare dhe
rezolutat e Këshillit
të Sigurimit të
Kombeve të Bashkuara,
përfshirë Rezolutën
1244 (1999). Ne shpallim publikisht
se të gjitha shtetet
kanë të drejtën
të mbështeten në
këtë Deklaratë,
dhe i bëjmë apel
të na ofrojnë përkrahjen
dhe mbështetjen e tyre.
|